Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi ajror vdekjeprurës izraelit i së dielës në një kamp në Rafah ishte një gabim tragjik.
“Megjithë përpjekjet tona më të mira, për të mos dëmtuar ata që nuk janë të përfshirë, fatkeqësisht një gabim tragjik ndodhi mbrëmë. Ne po hetojmë rastin”, tha Netanyahu për sulmin në një fjalim në Knesset izraelit të hënën.
Të paktën 45 persona u vranë dhe 200 u plagosën pasi sulmi izraelit goditi një kamp për personat e zhvendosur, sipas zyrës së mediave qeveritare në Gaza.
Mekanizmi për gjetjen dhe vlerësimin e fakteve të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite po heton një sulm ajror të kryer në Rafah të dielën, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë të hënën.
Top Channel