Besnik Kumanaku nga Vajkani i Fierit u kthye 8 vjet më parë nga emigrimi për t’u marrë me kultivimin e perimeve në fshatin e tij. Fillimisht, ai kultivoi në tokat e veta dhe më pas e zgjeroi sipërfaqen duke marrë toka me qira.
Duke parë që kultura e bostanit ishte fitimprurëse, Besniku tani kultivon çdo vit 4 deri në 5 hektarë me shalqi. Edhe pse kultivon në sipërfaqe të mëdha, Besniku nuk përfiton nga skemat ndihmëse të qeverisë pasi shumicën e tokave i ka të marra me qira dhe ligji për subvencionimet e penalizon.
“Nëse do të kisha ndihmë më shumë nga shteti, do t’i zgjeroja më tej sipërfaqet, pasi këto po i bëjmë me sakrifica të mëdha,” shprehet fermeri Bensik Kumanaku.
Këtë sezon fermeri pre të të marrë 450-500 kuintalë shalqi, për tregun vendas ndërsa një pjesë eksportohet në vendet e BE-së.
Top Channel