Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat), në kuadër të hetimit proaktiv me metoda speciale, i cili u finalizua gjatë operacionit të datës 24.05.2024 me arrestimin e një punonjësi policie Lorenc Gropa dhe po ashtu Klevis Gropa, Ledjon Gropan dhe Skerdilajd Levendi, kanë sekuestruar edhe drogë.

Mësohet se në ambientin e marrë me qira nga efektivi është gjetur 500 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e AMP-së ka rezultuar se punonjësi i policisë e përdorte banesën me qëllimin për të magazinuar lëndën narkotike.

 

Top Channel