Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për përditshmërinë e tij para duelit final të Championsit me Borussia Dortmundin, të planifikuar për të shtunën.
“Më pëlqen të ha brokoli, salmon dhe makarona. Kjo është ajo që do të ha… pas një ore gjumë, nëse mundem, dhe pastaj mendimet për lojën. Para bisedës, zemra fillon të rrahë më shpejt, duke arritur 110/120 rrahje dhe kur loja fillon ritmi kthehet në normalitet”, ka treguar ai në një konferencë për shtyp.
“Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha aspektet që do të ndodhin në lojë. Borussia është një ekip i frikshëm në tranzicion. Një bllok mbrojtës shumë kompakt, ka kualitet në të gjitha aspektet. Do të jetë një ndeshje e rivalizuar dhe luftarake. Kushdo që i bën gjërat më mirë do të fitojë”, vijoi ai duke trajtuar çështjen e portës.
“Lunin dhe Courtois meritojnë të luajnë për shumë arsye. Lunin pati një sezon të mrekullueshëm. Sot ka temperaturë, por do të shërohet. Dhe tani ka ardhur portieri më i mirë në botë. Ky debat është diçka që më gëzon”.
Ancelotti thotë se lojtarët i kanë zënë edhe e finales. “Djersët e ftohta mbërrijnë të shtunën pasdite. Është krejt normale… ata vijnë në çdo ndeshje dhe unë tashmë kam përvojë. Lojtarët e mi janë në modalitetin e Champions League dhe unë kam besim”./Super Sport
Top Channel