Vjen nga stoli dhe shënon, Muriqi e mbyll sezonin me gol

26/05/2024 16:22

Vedat Muriqi e mbyll me gol sezonin në La Liga me Mallorcan.

Sulmuesi dardan realizoi në suksesin 1-2 me përmbysje të ishullorëve në fushën e Getafes.

Ishte minuta e fundit kur 30-vjeçari nga Prizreni shënoi me kokë, duke gjetur golin e shtatë sezonal në kampionat.

Mallorca realizoi një tjetër gol tri minuta më pas me anë të Maffeos. Skuadra e drejtuar nga meksikani Aguirre, siguroi në javën e fundit qëndrimin në elitë.

Ndërkohë që mbërriti deri në finalen e Kupës së Mbretit përballë Athletic Bilbaos, me baskët që triumfuan në fund falë goditjeve të penalltive. /Supersport

Top Channel