Armëpushimi me Iranin, Trump: Është një ditë e madhe për Paqen Botërore, Kina ndihmoi në negociata Një zjarr gjigand gjatë natës në një spital fëmijësh në Indi, ka vrarë shtatë foshnja të porsalindura dhe pesë të tjera të plagosura.
Shkak i zjarrit u bë shpërthimi i bombolave të oksigjenit, ku foshnjat humbën jetën për shkak të thithjes së tymit.
Në total, 12 foshnja u shpëtuan nga spitali New Born Baby Care Hospital në Vivek Vihar, Delhi, por gjashtë kishin vdekur vë vendngjarje. I shtati raportohet se ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa po trajtohej në terapi intensive.
Video nga vendi i zjarrit tregon flakët e forta që përpijnë ndërtesën, teksa kalimtarët bërtasin nga rruga.
Surendra Choudhary, Zëvendës Komisioneri i Policisë, tha: Ishin dymbëdhjetë foshnja në spital. Pasi u shpëtuan, u dërguan në Spitalin NICU Advance East Delhi në Vivek Vihar për të marrë kujdes mjekësor. Gjashtë prej këtyre foshnjave u shpallën të vdekura, ndërsa një foshnjë ndërroi jetë herët në mëngjes.
Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit, i cili u përhap edhe në një pallat banimi ngjitur.
Presidenti i Indisë Droupadi Murmu tha në një deklaratë: Lajmi për vdekjen e shumë fëmijëve për shkak të zjarrit në një spital në Vivek Vihar, Delhi është therëse. Zoti u dhentë forcë prindërve dhe të afërmve të viktimave për të përballuar këtë tronditje. Lutem për shërimin e shpejtë të fëmijëve të tjerë të lënduar në këtë incident.
Të shtunën, të paktën 27 njerëz u vranë në një zjarr të madh në një park argëtimi të mbushur me njerëz në qytetin Rajkot në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore.
Top Channel