Vetëvrasje apo eliminim? Vdekja e burrit të eurodeputetes italiane mister, këmisha me njolla gjaku. Onorato i kishte lënë një letër…

26/05/2024 09:29

Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato është gjetur i vdekur në Palermo, në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa. 

Shkaqet e vdekjes së arkitektit nuk dihen ende, por Francesca Donato ka raportuar menjëherë te miqtë e saj, duke thënë “Më vranë burrin Anxhelon”.

Ajo vetë i ka humbur kontaktet mëngjesin e ditës së djeshme dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur asnjëherë telefonatave të saj të përsëritura. Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e burrit të saj, një Land Rover SUV me ngjyrë jeshile të errët, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës. Angelo Onorato ishte edhe pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.

Sipas raportimeve të para, viktima kishte një litar të lidhur në qafë. Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit. Ndryshe nga sa dihej fillimisht, në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Në vend të kësaj, kishte një njollë gjaku në këmishën e tij  fort rreth qafës dhe nga goja.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që Onorato të ketë pasur një takim me dikë në zonën e Via La Malfa. Një dëshmitar u tha agjencive të lajmeve se pak pas orës 15:00 ai vuri re dy gra që bërtisnin të dëshpëruara pranë fuoristradës, e cila kishte një derë të hapur.

Pak pas orës 17:00 Francesca Donato mbërriti në vendin ku u gjet trupi i pajetë i bashkëshortit të saj. Në mbrëmje ajo dhe vajza e saj u shoqëruan për t’u marrë në pyetje, për orët e fundit të jetës së Onoratos. Edhe pasdite, duke folur me disa mikesha, Françeska Donato përsëriti se nuk besonte në hipotezën e vetëvrasjes:  “Angelo nuk e vrau veten” rrëfeu ajo.

Në orët e vona të mbrëmjes, hipotezat mbeten të hapura për krimin, qoftë vrasje apo vetëvrasje. Sipas mediave italiale Onorats ka lënë edhe një letër avokatit të tij.

Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.  Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo kundërshtoi masat kufizuese. Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe t’i hynte politikës, pasi në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.

Miqtë dhe të njohurit që e kishin parë Angelo Onoraton deri pak orë para tragjedisë ishin të tronditur, mbrëmë arkitekti kishte marrë pjesë në një festë në klubin e tenisit në Palermo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA