Mbrëmjen e sotme në “Arenën Kombëtare” do të luhet finalja e madhe e Final Four, nga ku do të dalë edhe skuadra kampione e futbollit shqiptarë mes Partizanit, kampionit ende në fuqi dhe Egnatias, skuadrës kampione të kampionatit klasik me 36 javë dhe fituesit të Kupës së Shqipërisë pak ditë më parë, ku mundi në finale Kukësin.
Një ndeshje me shumë rëndësi për të dyja skuadrat pasi veç përfitimeve financiare, ku janë në lojë 100.000 euro, do të vendoset edhe se cila skuadër do të jetë pjesëmarrëse në aktivitetin më të madh të klubeve në Europë, Champions League. Partizani është një prej skuadrave më të suksesshme dhe më të mëdha të vendit, ku ka arritur të shpallet kampion 17 herë, ndërkohë që Rrogozhinasit e Egnatias në këto 3 vitet e fundit janë surpriza e bukur e futbollit tonë, ku nga një skuadër e një qyteti të vogël dhe pa histori në futboll, ka arritur të fitojë në dy vite rradhazi Kupën e Shqipërië, mori pjesë për herë të parë në historinë e sajë si skuadër në Kupat e Europës edicionin e kaluar dhe mbërmjen e sotme pretendon të fitojë për herë të parë titullin kampion.
Vlen të përmendet se të dyja ekipet e mbyllën kampionatin me pike të barabarta pas 36 javësh, por me skuadrën e Edlir Tetovës në vendin e parë në sajë të avantazhit në ndeshjet direkte, ndërkohë që Orges Shehit për të dytin vit rradhazi e mbyll një edicion futbollistik me pikë të barabarta me kryesuesen por në vendin e dytë, megjithatë ndryshe nga edicioni i shkuar kur drejtonte Tiranën dhe e humbi mundësinë për t’u shpallur kampion, këtë herë do të ketë këtë 90 minutësh final të Final Four për të synuar trofeun e tij të dytë në karrierë si trajner.
Një sfidë mjaft interesante dhe me shumë pritshmëri kjo e mbrëmjes së sotme, e cila do të ketë për herë të parë në Shqipëri, një prej 10 gjyqtarëve më të mirë në Botë, arbitrin e Premier League, Antony Taylor, një ndër emrat më të rëndësishë në botën e arbitrimit që do të vendosë drejtësinë n 90 minutëshin e fundit të futbollit shqiptarë.
Top Channel