Mbyllet sezoni në Superligën turke, Manaj në podiumin e golashënuesve

26/05/2024 22:54

Superliga e Turqisë “uli siparin” e sezonit 2023-2024 këtë të dielë, me Galatasaray-n që fitoi titullin kampion.

Ndërsa sa i përket listës së golashënuesve vendin e parë e mori Mauro Icardi me 25 gola, të dytin Edin Dzeko me 21 gola, teksa në vend të tretë u rendit sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Rey Manaj me 18 gola.

Renditja e golashënuesve më të mirë të sezonit 2023-2024 në Superligën turke:

Mauro Icardi (Galatasaray) 25 gola

Edin Dzeko (Fenerbahce) 21 gola

Rey Manaj (Sivasspor) 18 gola

Mame Thiam (Pendikspor) 17 gola

Krzysztof Piatek (Basaksehir) 17 gola

Top Channel