Sa vlen Scudetto e Interit? Një fitim direkt prej 20 milionë eurosh, zikaltërit fusin në “xhep” gjashtëfishin 04/05 13:32
Southamton rikthehet në Premier League.
“Shenjtorët” triumfuan 1-0 në finalen përballë Leeds United në “Wembley”, duke iu bashkuar Leicester Cityt dhe Ipswichit në elitën e futbollit anglez.
Ish-skuadra e Armando Brojës iu fal golit të sulmuesit Adam Armstrong në mesin e pjesës së parë për të siguruar suksesin e madh. Pa fat Leeds, që u ndal nga traversa e Daniel James gjashtë minuta nga fundi.
Vetëm një vit qëndroi Southampton në Championship, duke siguruar menjëherë rikthimin në Premier League. /Supersport
Top Channel