Festa shqiptare në Malin e Zi! Skuadra e Deçiçit bëri historinë, fitoi për herë të parë titullin kampion

26/05/2024 20:52

Në Mal të Zi, ekipi i shqiptareve fitoi titullin kampion.

Skuadra e Tuzit, Deçiçi, u rendit e para në kampionatin e futbollit malazez, duke fituar edhe titullin e parë në histori nga një ekip shqiptar.

Një sukses i arritur me shumë vështirësi nga Tuzjanët mes presioneve dhe problematikave brenda dhe jashtë fushe, të cilat nuk munguan edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Tivatit, ku në stadium u  nderpre shpesh here energjia elektrike

Për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, suksesi i shqiptareve ka nisur që në momentin kur Tuzi u shpall i pavarura nga Podgorica.

Ndërsa për shqiptaret e Tuzit, ky është një moment qe duhet festuar gjatë

Por ky nuk është suksesi i vetëm i shqiptareve, pasi për herë të parë 4 ekipe do të perfaqesojnë Shqiptaret në kompeticionin me të rëndësishëm në Uefa Champions League. Kampionia e Shqipërisë, Kosovës, Struga kampione ne Maqedoni dhe tani Deciqi, do të luajnë në Champions League.

Top Channel