Në Mal të Zi, ekipi i shqiptareve fitoi titullin kampion.
Skuadra e Tuzit, Deçiçi, u rendit e para në kampionatin e futbollit malazez, duke fituar edhe titullin e parë në histori nga një ekip shqiptar.
Një sukses i arritur me shumë vështirësi nga Tuzjanët mes presioneve dhe problematikave brenda dhe jashtë fushe, të cilat nuk munguan edhe ne ndeshjen e fundit ndaj Tivatit, ku në stadium u nderpre shpesh here energjia elektrike
Për zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, suksesi i shqiptareve ka nisur që në momentin kur Tuzi u shpall i pavarura nga Podgorica.
Ndërsa për shqiptaret e Tuzit, ky është një moment qe duhet festuar gjatë
Por ky nuk është suksesi i vetëm i shqiptareve, pasi për herë të parë 4 ekipe do të perfaqesojnë Shqiptaret në kompeticionin me të rëndësishëm në Uefa Champions League. Kampionia e Shqipërisë, Kosovës, Struga kampione ne Maqedoni dhe tani Deciqi, do të luajnë në Champions League.
Top Channel