Heidi ishte banorja e dytë që la shtëpinë në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP 3, e cila ishte në një televotim përballë Julit.

“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, ndaj publikut që më solli deri këtu, por është dhe nder i madh, mbas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur”, ishin fjalët e Heidit në studio.

Gjithashtu një opinion për të e dhanë dhe Ori me Arbrin.

Ori: E kam vlerësuar si lojtare brenda shtëpisë së BB për atë që ajo dha deri në këtë finale, që absolutisht është një fitore për të, duke hedhur poshtë lojën e shumë banorëve me një ‘përtoj’ dhe me buzëqeshjen e saj.

Arbri: Heidi është padyshim një lojtare që ka treguar qytetari dhe mendoj se këtë e ka pjesë të karakterit të vet. Televotimi ishte i fortë dhe mendoj se Juli është një nga ata pak lojtarë që ka pasur një strategji. Aq sa mendoj që do ishte mirë që të ishe në finale ti dhe Romeo, aq mendoj që mund të kishte riskun e vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA