Dhuna, 2200 fëmijë me urdhër mbrojtje! Konfliktet në familje dhe në rrugë, Shqipëria habitat i prindërve që “arratisen”

26/05/2024 19:45

2200 fëmijë raportohet se janë nën urdhër mbrojtjeje në Shqipëri si të dhunuar në familje, në situatë rruge dhe në konflikt me ligjin mes të cilëve përfshihen dhe të miturit përdorues droge.

Kjo e dhënë u pohua në ditën ndërkombëtare të fëmijëve të humbur, gjatë episodit ‘ Fëmijëri e Humbur” në podcastin “FOL me Anila Hoxhën”, transmetuar në Top Albania Radio.

115 fëmijë u raportuan si të braktisur jashtë vendit në një nga shtetet europiane nga njëri prej prindërit, 7 prej të cilëve u rikthyen.

Duke u raportuar si të pashoqëruar pranë institucioneve shqiptare vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar informacion për vlerësimin e familjeve të tyre. Por sa I përket fëmijëve gjyqtari i apelit Fuat Vjerdha konstaton shtim të proceseve gjyqësore me shtetas të akuzuar për abuzim seksual me fëmijët dhe viktimizim të tyre nga krimet kibernetike. Aktualisht në listën e Interpol numërohen 16 të humbur si Julian Cela , Bleona Mata por edhe minorenë që janë rrëmbyer nga njëri prind

Shqipëria konsiderohet një habitat i mirë për rrëmbimet civile, ku njëri nga prindërit në proces ndarjeje largohet së bashku me fëmijët.

Ligji e ka vendosur Ministrinë e Drejtësisë në rol informues për fëmijët që rrëmbehen nga prindi , dhe vitin e kaluar u mbajtën 26 procese të tilla civile në Shqipëri, ku trupat gjyqësore ndërhynë për kthimin e të miturit atje ku ka lindur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA