“Zero frikë ndaj Cityt, ne jemi United”, anësori ndez atmosferën e finales

25/05/2024 18:26

Manchester United është gati për finalen e FA Cup kundër Manchester Cityt. Derbi i zjarrtë anglez do të vijë live për të gjithë tifozët në SuperSport 2 (16:00).

“Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren për ta mbyllur me festë një sezon të dobët dhe me pak emocione e rezultate pozitive.

Anësori i djathtë i United, Diogo Dalot nuk i trembet skuadrës së Pep Guardiolës, ndërkohë që sipas tij nuk është aspak problem që kampionët e Anglisë janë favoritë. Përkundrazi.

City ka dominuar shumë gjatë viteve të fundit, duke krijuar frikë te kundërshtarët. Por nuk besoj se ata do të zbresin në fushë me idenë se ne u frikësohemi.

Ata e dinë që ne duam ta fitojmë këtë finale, kështu që do të jenë në nivelin e tyre maksimal. E njëjta gjë edhe për ne. Fakti që City konsiderohet favorit thjesht më mbush me më shumë energji.

Ne jemi Manchester United, është e pamundur për skuadrën tonë të jetë jo favorite. Nuk mund të kesh frikë asnjë kur je pjesë e United”, u shpreh 25-vjeçari portugez.

Top Channel