Në super formë përpara Euro 2024, Daku feston në Rusi

25/05/2024 16:28

Mirlind Daku nuk ndalet.

Sulmuesi nga Gjilani ka gjetur golin e radhës me rusët e Rubin Kazanit, duke konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon përpara fillimit të Euro 2024.

26-vjeçari tundi rrjetën kundërshtarë falë një diagonaleje të saktë në takimin Rubin-Sochi. Ishte minuta e 22’ kur Daku zhbllokoi takimin duke kaluar vendasit në avantazh.

Ky është goli i dhjetë sezonal në kampionatin rus për sulmuesin potent dardan (+4 asiste). I cili është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.

Moment shumë pozitiv për Dakun, i cili ka shënuar 5 gola në 6 sfidat e fundit me Rubinin./Super Sport

Top Channel