VIDEO/ Serie A zgjedh trajnerin më të mirë, çmimi “fair-play” për një milanist

24/05/2024 16:36

Simone Inzaghi është shpallur trajneri më i mirë në Serie A për sezonin 2023/2024.

Tekniku emilian udhëhoqi Interin drejt fitimit të titullit të 20-të në histori. Dhe i pari për të në pankinë.

48-vjeçari la pas Thiago Mottën që dërgoi Bolognën në Champions League, duke triumfuar me 55% të votave të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit Italian (AIAC) dhe tifozëve.

Ndërkohë, çmimi “fair-play” shkoi për një milanist. Alessandro Florenzi u vlerësua për gjestin e bukur në rastin e Milan-Lazio. Aty ku përfaqësoi më së miri parimet e përbashkëta të miqësisë, sjelljes sportive, korrektësisë dhe ndershmërisë.

Anësori i djathtë dalloi britmat e një tifozi kuqezi gjatë duelit të 30 shtatorit, i cili po tentonte të kishte fanellën e mesfushorit Tijjani Reijnders.

Florenzi nuk harroi dhe në fundin e ndeshjes lumturoi tifozin duke i dhuruar uniformën e shokut holandez të skuadrës. Veprim që u duartrokit gjatë nga tifozët./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA