Sirena italiane për Mats Hummels, projektohet kalimi në Serie A

24/05/2024 16:21

Sezoni fantastik në aspektin personal nuk mjaftoi që Mats Hummels të merrte një ftesë nga kombëtarja gjermane për Euro 2024.

Gjithsesi, një ndër qendërmbrojtësit më elegantë që ka prodhuar futbolli gjerman është i përqendruar plotësisht te finalja e Champions League.

Dortmundi i tij do të sfidojë Realin e Madridit në “Wembley” (1 qershor), stadium ku 35-vjeçari shpreson të shijojë për herë të parë trofeun prestigjioz.

Të cilit iu afrua shumë 11 vite më parë në finalen që verdhezinjtë humbnin 2-1 kundër Bayernit të Jupp Heynckes. Që u luajt pikërish në stadiumin mitik anglez.

Hummels do të largohet nga “Signal Iduna Park” si lojtar i lirë pas finales kundër “Los Blancos”. Bild raporton se e ardhmja e tij pritet të jetë Serie A.

Aty ku do e mirëprisnin krahëhapur Milani dhe Juventusi. Dy destinacione perfekte për Hummels, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur në Bundesliga./SuperSport

Top Channel