Shpërthimi i fabrikës se kimikateve në Indi le te paktën 10 të vdekur, dhjetra të plagosur (fotot)

24/05/2024 18:13

Zyrtarët thonë se trupa të tjerë janë gjetur mes zonës të tragjedisë, e mbushur me një erë të mprehtë kimikatesh të djegura. Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë.

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur kur një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë kimikatesh në perëndim të Indisë.

Zyrtarët thanë e shpërthimi ndodhi në sektorin e bolierit të fabrikës, dhe shpërndau zjarr në fabrikat e shtëpitë pranë saj, pasditen e të enjtes.

Qyteza e Thane ndodhet pranë Mumbai, qyteti dytë më i madh dhe qendra financiare e Indisë.

Zjarret tashmë janë shuar ndërsa zyrtarët po kërkojnë trupa viktimash pasi raportohet ende për të humbur nga shpërthimi katastrofik.

Autoritetet nuk e dinë shkakun e shpërthimit.

Të paktën 64 njerëz janë plagosur në fabrikën ku punonin shumë gra, të cilët po trajtohen në spitalet e zonës, thanë autoritetet.

Fabrika prodhonte ngjyrues ushqimorë me kimikate shumë reaguese, të cilat mund të shkaktojnë shpërthime, thanë zyrtarët e emergjencave.

Zyrtari emergjencave Kailas Nikam, tha se operacione ftohjeje kanë nisur mes rrënojave të zjarrit, sipas të përditshmes vendase The Hindu.

FOTO GALERI
1/5
Të paktën 10 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur kur një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë kimikatesh në perëndim të Indisë.

Top Channel