Qëllohen për vdekje e bija misionare e kongresmenit amerikan dhe bashkëshorti i saj në Haiti (fotot)

24/05/2024 21:40

E bija e kongresmenit amerikan të Missouri, Ben Baker bashkë me bashkëshortin e saj janë vrarë sot në një sulm të bandave në Haiti, njoftonin autoritetet në SHBA dhe zyrtarët vendorë në Haiti.

Baker tha se e bija, Natalie Lloyd, dhe burri i saj Davy Lloyd, punonin si misionarë kristiane në Haiti, ku javët e fundit banorët po përballen me nivele të paprecedenta dhune nga banda te panjohura rebele.

“Ata u sulmuan nga bandat dhe u vranë të dy,” njoftonte republikani Baker, në një njoftim sot në Facebook. “Zemra ime është e copëtuar,” shtonte ai.

Policia vendase tha se dy amerikanë ishin sulmuar nga njerëz të armatosur në dy makina teksa po ktheheshin nga kisha në Lison. Ata shtonin se “bandat më pas kishin grabitur shtëpinë e tyre”.

“Natalie e Davy ishin dy të rinj që punonin për të shpërndarë paqe, lehtësim, si dhe fjalën e Zotit,” tha guvernatori i Missuri, Mike Parson në një koment. “Pas kësaj tragjedie të pakuptimtë, ne kujtojmë të mirën që ata i ofronin botës”.

Dy viktimat raportohet se punonin me misionet kristiane në Haiti, të nisura nga prindërit e David, David e Alicia. Informacionet shtonin se një 20-vjeçar haitian , Jude Montis, gjithashtu u vra në shkëmbimin e zjarrit.

Detaje të tjera te motiveve ende nuk janë publikuar nga ngjarja shokuese.

Kisha për të cilin ata punonin tha se çifti ishin shoqeruar në shtëpi, ishin lidhur e rrahur, para se banda të kryente grabitjen.

Bamirësia kristiane shtonte: “Ata ishin të bllokuar në shtëpi teksa banda kishte qëlluar të gjitha dritaret”.  Ata shtonin se policia ishte njoftuar por anëtarët e misionit kristian kishin tentuar vetë të negocionin me sulmuesit”.

Në një njoftim të mëvonshëm ata thonin se dy te rinjtë ishin qëlluar për vdekje dhe se ishin “të shaktërruar nga humbja e tyre”.

Misioni kristian në Haiti menaxhon “një shkollë fëmijësh dhe dy kisha në zonën Bon Repos” të kryeqytetit Port-au-Prince.

Dhuna e bandave në Haiti ka paralizuar qytetin që prej lindjes së papritur të një organizate rebele që kërkon kontrollin e vendit.

Dy vjet më parë presidenti i Haitit u ekzekutua në një sulm masiv bandash në vilën e tij në Port au Prince.

Presidenti që e pasoi është dorëhequr dhe një këshill kompbëtar pajtimi po kërkon një kryeministër të ri për vendin, por bandat rebele janë të armatosura mirë dhe nuk kanë lejuar kthimin e stabilitetit në vend. /Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
E bija e kongresmenit amerikan të Missouri, Ben Baker bashkë me bashkëshortin e saj janë vrarë sot në një sulm të bandave në Haiti, njoftonin autoritetet

Top Channel