Partizani me sytë nga finalja! Kërkon të mbrojnë titullin kampion përballë Egnatias

24/05/2024 12:05

Siç mund të duket nga trofetë, kemi të bëjmë me një skuadër të madhe, të historisë së futbollit shqiptarë.

Më saktë jemi tek kampionët në fuqi të vendit, tek Partizani, të cilët në fundjavë do të luajnë finalen e madhe për të mbrojtur titullin kampion, përballë surprizës së futbollit shqiptar Egnatias.

Prej mëse një viti të kuqtë e kryeqytetit janë në këtë shtëpi të re, në periferi të Tiranës, por në një superkompleks modern, që pak ekipe në vendin tonë e kanë, ose më saktë në këtë formë asnjëri.

Në mbyllje të një edicioni të vështirë, ku ashtu si në viti e kaluar e mbyllën me pikë të barabarta me Tiranën, por në vend të parë, në këtë edicion me pikë të barabarta me Rrogozhinasit, por në vendin e dytë.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar deri në 90 minutëshin e fundit të futbollit shqiptarë për këtë sezon, këtë të diel në orën 19.00 në Arenën Kombëtare, Partizani-Egnatia, luhet titulli kampion në finalen e Final Four.

Top Channel