FOTO/ Nga porta në sulm, ja cilët janë më të mirët e këtij sezoni në Serie A

24/05/2024 20:25

Kampionati i Serie A ka shpallur sot se cilët janë lojtarët më të mirë të sezonit 2023-2024 në varësi të pozicioneve ku luajnë.

Lojtari më i vlerësuar i sezonit që po mbyllet është zgjedhur kapiteni i kampionëve, Inter-it, Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Juventus-it, Dusan Vlahovic ka fituar në garën me Paulo Dybala-n të Roma-s dhe Rafael Leao-n te Milan-it, duke u zgjedhur si sulmuesi më i mirë i këtij sezoni.

Mesfushori më i mirë është sërish një lojtar i “zikaltërve”, Hakan Çalhanoglu, me turkun që realizoi një sezon ëndrrash.

Sa i përket mbrojtjes, edhe në këtë repart më i mirë i edicionit 2023-2024 është zgjedhur nga radhët e kampionëve të Serie A dhe ai është Alessandro Bastoni

Teksa portieri i sezonit, që padyshim u shfaq në super formë është i skuadrës së Monza-s, Michele Di Gregorio.

Ndërsa sa i përket lojtarit më të mirë U-23, më në formë është shfaqur sulmuesi i Bologna-s, Joshua Zirkzee.

Në fund sa i përket trajnerit, nuk kishe si të ndodhte ndryshe, tekniku më i mirë i këtij edicioni është zgjedhur kampioni Simone Inzaghi.

Top Channel