Fund emocionues në “Ataturk”, Besiktasi triumfon në finalen e Kupës së Turqisë

23/05/2024 22:19

Besiktas triumfon në Kupën e Turqisë. Klubi turk ku aktivizohen edhe shqiptarët Ernest Muçi e Milot Rashica, ia doli të triumfojë në finalen e transmetuar në SuperSport ndaj Trabsonzporit dhe të ngrejë lart për herë të 11 në histori trofeun e Kupës së Turqisë.

Në stadiumin “Ataturk” ishte Trabzonspori i Enis Bardhit që gjeti golin e avantazhit me anë të Onuachu në minutën e 13’, ndërsa Besiktas barazoi me Ghezzal në shtesën e pjesës së parë, për të shkuar me rezultatin 1-1 në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë ishte edhe më emocionuese, me Besiktas që gjeti golin e avantazhit me Ucan në minutën e 54-t, ndërsa fundi u bë edhe më interesant.

Ishte Pepe që shënoi golin e barazimit për Trabzonspor në minutën e 89’, por kur dukej se finalja do t’i drejtohej shtesës, Al Musrati shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca dhe i dha suksesin Besiktasit.

Vlen të theksohet se Ernest Muçi ishte titullar te Besiktas dhe u zëvendësua vetëm në shtesë, ndërsa Rashica erdhi nga stoli për të luajtur disa minuta. Titullar edhe Enis Bardhi te Trabzonspor, që mbetet në kuotën e 9 sukseseve në Kupë, ndërsa Besiktas e fiton këtë trofe për herë të 111 dhe është e dyta në listë, pas Galatasarayt, që e ka fituar plot 18 herë./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA