Formacionet e finales së Kupës, Muçi dhe Rashica kundër Bardhit

23/05/2024 20:32

Ernest Muçi titullar, Milot Rashica në pankinë. Besiktasi do të sfidojë Trabzonsporin në finalen e Kupës së Turqisë (18:45).

Talenti i kombëtares shqiptare nga minuta e parë për ekipin nga Stambolli, ndërkohë që Rashica shpreson të marrë minuta gjatë takimit.

Në krahun tjetër, mes titullarëve është edhe Enis Bardhi, mesfushori me origjinë shqiptare që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

Besiktasi ka fituar 10 herë Kupën, për herë të fundit në 2021. Më shumë trofe se bardhezinjtë ka vetëm Galatasaray (18). 9 suksese numëron Trabzonspori./ SuperSport

FORMACIONET ZYRTARE

Top Channel