Euro 2024/ Lista paraprake e Italisë, Spalletti lë në shtëpi “yjet” e Juves

23/05/2024 16:14

Publikohet lista paraprake e lojtarëve që do të përfaqësojnë Italinë në Euro 2024. Luciano Spalletti ka dërguar 30 ftesa, ndërkohë që në Gjermani 2024 do të marrin pjesë vetëm 26.

Riccardo Calafiori, qendërmbrojtësi 22-vjeçar i Bolognas, është risia e listës së të kaltërve. Një nga rivalet e Shqipërisë në grupin B. Aty ku bëjnë pjesë edhe Kroacia e Spanja.

Spalletti ka lënë jashtë emra si Immobile, Locatelli apo Gatti, teksa mungojnë për arsye dëmtimesh edhe Berardi dhe Zaniolo.

Kampionët në fuqi të Europës do të debutojnë në Europian përballë kombëtares shqiptare të drejtuar nga Sylvinho.

Duel i programuar në datën 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, stadium ku do të dominojnë ngjyrat kuqezi.

Ndërkohë, Italia ka programuar dy takime miqësore përpara nisjes së turneut. Kundër Turqisë dhe Bosnjes. Në datat 4 dhe 9 qershor./ Super Sport

LISTA E ITALISË

Top Channel