Egnatia në pritje të “final four”/ Rrugëtimi i ekipit të Rrogozhinës finalizohet të dielën

23/05/2024 12:42

Prej më se 3 vitesh Egnatia, emri i klubit të futbollit të Rrogozhinës është më i njohur dhe se vetë qyteti, i cili me ndërtimin e rrugës së re, është jashtë aksit nacional.

Por shumë brenda protagonistëve të futbollit shqiptarë është skuadra e futbollit e cila shumë shpejt, pas vitit të parë të sprovës në kategorinë superiore u shndërrua në një fenomen dhe shembull pozitiv, nga ndërtimi i stadiumit të ri, tek ndërtimi i një skuadrës që nuk dilte me humbje në sajë të shitjeve e blerjeve të lojtarëve

Ndërkohë që paralelisht arriti të fitojë, në edicionin e sajë të dytë rradhazi në Superiore Kupën e Republikës pasi mundi në finale Tiranën.

Pak ditë më parë rrogozhinasit fituan kupën e dytë të republikës më histori, pasi mundën në finale Kukësin. Ndërkohë të dielën përballë tyre do të jetë një prej skuadrave më të mëdha, për nga historia e futbollit tone, si Partizani. Finalja e madhe e “Fina Four” nga ku do të dalë kampionia zyrtare e edicionit pasi ajo moralja është pikërisht Egnatia që e mbylli edocionin klasik të 36 javëve në vendin e parë.

Top Channel