Rinovim te Vllaznia. Klubi shkodran ka zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me qendërmbrojtës Milos Stojanovic.

27-vjeçari serb firmosi me shkodranët gjatë verës së kaluar, teksa gjatë këtij sezoni ka qenë një garanci në prapavijë.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës edhe për një sezon tjetër me futbollistin Milos Stojanovic”, lexohet në komunikatën e klubit.

Vllaznia është skuadra e tretë shqiptare e mbrojtësit, i cili më parë ka luajtur me Bylisin dhe Kastriotin.

Djemtë e Thomas Brdaric nuk arritën të thyenin Egnatian në “Air Albania”, duke mos mundur të siguronin një biletë në finalen e madhe për titullin kampion.

Kuqeblutë do të ndeshen të premten (19:00) me Skënderbeun në stadiumin kombëtar, sfidë që vlen për vendin e tretë/katërt në Superiore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA