Inside Story/ Luftë që nuk kursen askënd, tritol grave të të fortëve të Vlorës dhe zhdukje mafioze…
Ashtu si sigurimi shtetëror shqiptar kishte agjentët të dyfishtë kishte edhe Jugosllavia. Ibrahim Abazi është një nga kundërzbuluesit e qytetit të Kukësit që shërbeu në funksione të ndryshme për më shumë se 30 vite.
Gjatë kohës që kryente funksionin e kundërzbuluesit në zonën Bicaj të Kukësit, Abazi takohej me një agjent me lidhje të arratisurish që luante rolin si agjent ti dyfishtë. Referuar të dhënave që bëhen publike nga ish-drejtuesi i strukturës Bujar Hoxha, agjenti në fjalë informonte kundërzbulimin për veprimtari jo specifike. Nga ana tjetër takohej me bandën diversioniste që vinte nga Jugosllavia.
Abazi i kishte kërkuar takim në një guvë atij agjenti që mbante pseudonimin “Gjallica” por ai kishte refuzuar.
Do të kalonin disa muaj dhe agjenti “Gjallica” do të arrestohej si pjesë e procesit agjenturor “Katrani”. Pas arrestimit, Gjallica hezitoi të fliste dhe kërkoi me insistim Ibrahim Abazin por hetuesit e shpërfillën kërkesën e tij. Pas tre ditësh, Ibrahim Abazi u fut në qelinë ku qëndronte “Gjallica” dhe tentoi të nisë bisedën e kërkuar.
‘Je me vonesë, nuk kam çtë them’
Agjenti Gjallica u nis drejt qelisë së tij dhe në ikje i kujtoi Ibrahim Abazit takimin natën me shi.
‘Atë natë kundërshtova që të takohemi tek guva pasi ndodhej banda diversioniste…’
Gjallica edhe pse agjent i dyfishtë nuk e tradhtoi shefin e tij. Kjo tregonte se pavarësisht rekrutimeve që bënte Jugosllavia, shpesh herë shqiptarët mbronin njëri-tjetrin.
Top Channel