Një skenar dhe metodë operimi që zbatohet edhe në ditët e sotme, me rekrutimin e intelektualëve apo zyrtarëve të lartë. “Zeusi” do të ishte agjenti që do të depërtonte në zemër të spiunazhit grek.
Ai furnizoi Sigurimin e Shtetit me informacione të vlefshme. Në fund të 1989, “Zeusi” do të bënte zbulimin më të madh sa i përket shtrirjes së agjenturës greke në Shqipëri. Shërbimi sekret grek kishte shpërndarë rrjetin e spiunazhit në Sarandë, Vlorë, Fier e deri në Tiranë. Agjentë në shërbim të Greqisë ishin në disa ministri. Madje, kishin arritur që të rekrutonin nënpunës në disa rrethe intelektualësh në fushën administrative dhe universitare.
‘Një nga krenaritë e kundërzbulimit të Vlorës ishte rekrutimi I Zeusit. Një nga agjentë më potencial që sigurimi I shtetit krenohet.
Mund të them vetëm një episod të vogël që ai parashikoi edhe hapjen e depove ushtarake që në 1988’ u shpreh Bujar Hoxha, ish-oficer i Shërbimit Sekret Shtetëror.
Zbulimi grek vepronte me hapa të matur për ndryshimet e ardhshme politike në Shqipëri, konfliktet e fshehura që pritej të shpërthenin në të gjithë Shqipërinë si dhe agjendën e miratuar në qarqet e NATOS. Ata parashikonin në një kohë të përshtatshme mundësinë e një konflikti civil në Shqipëri dhe në hapjen e depove ushtarake.
Ky do të ishte zbulimi më i madh i cili jo vetëm që do t’ju shkatërronte karrierën agjentëve grekë, por do të prishte edhe reputacionin e të gjithë intelektualëve bashkëpunues me spiunazhin grek.
Top Channel