Se çfarë do të bëhet me miliona eurot që policia e Kosovës i sekuestroi në disa institucione financiare në veri të vendit, nuk dihet ende.

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës pohoi se nuk ka ende vendim gjykate për të administruar këto para. “Pa marrë një vendim nga gjykata, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne veprojmë sipas vendimit të gjykatës kompetente”, pohoi zëvendësi i drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, Enver Krasniqi.

Policia e Kosovës mbylli më herët gjashtë objekte të institucioneve financiare të Serbisë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe. Gjatë operacionit, u konfiskuan në mbi 2.2 milionë euro – në mesin e tyre edhe dinarë, franga dhe dollarë amerikanë e australianë.

Aksioni i cili erdhi vetëm pak ditë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi përfundimin e përiudhës tranzitore për zbatimin e rregullores së saj, që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, u cilësua nga liderët politikë serbë si vënie të reja të sanksioneve ndaj pakicës serbe në Kosovë dhe nuk e përjashtojnë mundësinë e radikalizmit të situatës në atë pjesë. Qytetare nga Mitrovica e Veriut e përshkruan këtë hap të prishtinës zyrtare si represion ndaj pakicës serbe.

“Represion i madh ndaj pakicës absolute, nuk ka qenë ky virtyt i popullit të juajl fqinjët tanë shqiptarë janë njohur për bamirësi, mikpritje, ndihmë ndaj fqinjëve dhe shumë gjërave tjera pozitive. Tani po pengon dinari. Po, unë ta marr pagesën de në euro, por përse të jetë pengesë dinari? Do të keqtrajtohemi, do të shkojmë në Rashkë, pa lidhje…”, tha Dragisha Jovanoviç, qytetar nga veriu i Mitrovicës.

“Ky aksion i policisë nuk është në rregull, por do të bëhet diçka, ky popull do të jetojë… Ndonjë bankë tjetër do të hapet… Nuk mundet popullata të jetojë me valutë të huaj, duhet ta ketë paranë e vet”, u shpreh Dushan Popoviç, qytetar nga veriu i Mitrovicës

Aleksandar Arsenijeviç, lider i ‘Demokracisë serbe’ me seli në veri të Mitrovicës, e përshkroi aksionin policor si goditje e rëndë ndaj jetës së qytetarëve serbë në përgjithësi dhe nuk përjashtoi mundësinë e radikalizimit të situatës në veri të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA