25/12 23:46
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendez Campos Junior, ndodhet në Lushnjë, ku ka aplikuar për të marrë pasaportën shqiptare.
Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i Republikës që iu dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga Kryeministri Rama, sot është dita zyrtare kur Silvinjo kryen të gjitha veprimet ligjore për t’u bërë qytetari më i ri i Lushnjës, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.
Kështu, përpara se të nisemi për në finalet e evropianit në Gjermani, mund të themi se për herë të parë do të jetë edhe një trajner shqiptar, së bashku me ekipin tonë kombëtarë që shkon për here të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.
Top Channel