Në prag të finales së madhe të Big Brother VIP, Ledion Liço ka përshkuar rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si moderator i këtij spektakli.
Në një video të ndarë në rrjetin e tij social “Instagram”, mes momenteve gazmore, atyre prekëse dhe me shprehjeve të tij të përjavshme, Liço e cilëson këtë rrugëtim si “më i bukuri që ka përjetuar ndonjëherë”.
Ndër të tjera, moderatori ka gjetur rastin të falënderojë jo vetëm njerëzit që kontribuuan për ta bërë atë program të jashtëzakonshëm, por edhe ndjekësit e mbështetësit, siç thotë ai, për kritikat, urimet, por edhe memet.
“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit Sara Hoxha. për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit Lori Hoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare! Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale” -shkruan ai.
View this post on Instagram
Finalja e madhe e Big Brother VIP3 është të shtunën dhe si asnjëherë tjëtër, premton spektakël…
Top Channel