Nëse Kosova nuk hedh hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Europës (KiE) do të ketë fatin e liberalizimit të vizave duke u shndërruar në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”.

Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Europiane tha për REL, se nëse Prishtina zyrtare nuk e dërgon draft-statutin në Kushtetuese, siç u zotua, do të ketë pasoja për vetë Kosovën.

Sipas tij, pa hapa konkretë, vendi rrezikon të shkojë drejt një situate të ngjashme me atë të vitit 2016, kur nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës ishte kusht për heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.

Për pasojë, thotë eksperti, Kosova humbi gati 8 vjet dhe vetëm nga 1 janari i këtij viti e siguroi udhëtimin pa viza. Një situatë të ngjashme shikon tani edhe me anëtarësimin në KiE – organizata lidere në kontinentin e vjetër për të drejtat e njeriut. Situata nga ana tjetër, mund të cënojë edhe besueshmërinë e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe ta frenojë atë edhe në proceset e tjera integruese. Pavarësisht garancive nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Prishtina vazhdon ta shohë me skepticizëm Asociacionin me frikën se një bashkësi e tillë do të ndikonte në funksionimin e shtetit.

Ishte pikërisht kjo çështje që e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e saj në këtë organizatë, edhe pse kriter u vendos vetëm së fundi nga disa vende përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA