![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/MixCollage-26-Jul-2024-09-37-PM-482-800x450.jpg)
Lady Gaga, paradë mode dhe… Minions/ Emocione pafund në “Paris 2024”, ceremoni spektakolare e mbajtur në lumin Sena (Foto)
26/07 21:38
Divock Origi rikthehet në Milano.
Përmes një deklarate në faqen zyrtare, Nottingham Forest i ka dhënë lamtumirën sulmuesit belg, i cili mbërriti në klubin anglez verën e kaluar në formë huazimi, me të drejtë blerjeje prej 5.5 milionë eurosh në fund të huazimit.
Sulmuesi nuk arriti të bindte në Angli dhe për këtë arsye klubi i Nottingham ka vendosur që të mos e aktivizojë opsionin e blerjes së kartonit të Origi-t nga Milan-i.
Në 22 paraqitje me Nottingham-in, Origi shënoi vetëm një gol, ndërsa tashmë do duhet të rikthehet në Milano, te “kuqezinjtë” e këtij qyteti me të cilët ka kontratë deri në vitin 2026 nga e cila përfiton një pagë prej 4 milionë euro në sezon./ Super Sport
Top Channel