Kolegji i Posaçëm i Apelimit jep vendimin për kreun e KLP, Alfred Balla largohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite

21/05/2024 15:36

Për 15 vitet e ardhshme kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla  e ka të ndaluar të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Teksa mandati i zyrtarit më të rëndësishëm të KLP ka përfunduar prej dhjetorit 2023 dhe ishte në detyrë derisa të zëvendësohej, me vendimin e formës së prerë të vettingut Alfred Balla nuk mund të emërohet as gjyqtar, as prokuror, apo anëtar KLP, KLGJ dhe inspektor deri në vitin 2035.

Kolegji I Pavarur i Apelimit shpalli se Balla ishte dorëhequr me dëshirën e tij nga kontrolli i 3-fishtë i vettingut  ndryshe nga pretendimi I tij që këmbëngul se nuk kishte statusin e magjistratit përderisa e kishin shkarkuar nga detyra si ndihmës ligjor në gjykatën e lartë dhe më pas në KLP mori një mandate si anëtar I shoqërisë civile.

Çështja e kryetarit të KLP u mbyll në shkallën e parë të vettingut pa një vendim përfundimtar , dhe për këtë arsye komisioneri publik apeloi në KPA.

Trupa gjyqësore e përbërë nga Ina Rama Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo e shfuqizoi shkallën e parë dhe vendosi të ndërpresë vettingun për Ballën, një vendim marrje që do të thotë largim për 15 vjet dhe që më herët mbas dorëheqjes nga procesi është aplikuar edhe ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Vendimi për Alfred Ballën u dha gjatë kohës që ai ishte në një vizitë studimore në Romë së bashku me anëtarët e Këshillit dhe meqenëse është vendim I formës së prerë, sipas ligjit zëvendësimi i tij i përkohshëm deri në hapjen e garës pritet të bëhet nga Tartar Bazaj. Por Bazajt sikurse edhe Nurihan Seitit u ka mbaruar mandati prej dhjetorit 2023 dhe pritet të zëvendësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA