Tashmë Shqipëria do të ketë një trajner kombëtareje shqiptarë, nga Lushnja, po me origjinë braziliane.
Bëhet fjalë për Sylvio Mendez Campos Junior i cili është nisur drejt Lushnjes për të kryer të gjitha veprimet ligjore dhe për të marrë pasaportën shqiptare, si qytetari më i ri i Lushnjes, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva.
Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i Republikës që ju dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga Kryeministri Rama, sot është dita e tij zyrtare.
Kështu përpara se të nisemi për në finalet e evropianit në Gjermani, mund të themi se për here të pare në finalet e një Kampionati Europian do të jetë edhe një trajner shqiptarë së bashku me ekipin tone kombëtarë që shkon për here të dytë në finalet e kompeticionit më të madh të kontinentit të vjetër.
Top Channel