Liderët ndërkombëtarë kanë filluar të bëjnë reagimet e tyre për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.
Kryeministri indian Narendra Modi ka postuar në X një mesazh ngushëllimi duke thënë se është “thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike” e Presidentit Raisi dhe kombi i tij “qëndron me Iranin” gjatë kësaj “kohe pikëllimi”.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif ka thënë se vdekja e Raisit është një “humbje e tmerrshme” dhe kombi i tij do të mbajë një ditë zie.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan thotë se vendi i tij qëndron me Iranin gjatë kësaj kohe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Ndërsa Presidenti Nicolás Maduro i Venezuelës e ka vlerësuar Presidentin Raisi si një mik të pakushtëzuar dhe një udhëheqës të jashtëzakonshëm.
Kryeministri i Irakut Mohammed Shia’ Al Sudani shprehu “ ngushëllimet dhe simpatinë e sinqertë” për liderin suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei Ayatollah Ali Khamenei dhe qeverinë e tij në një postim në X. “Ne shprehim solidaritetin tonë me popullin vëlla iranian dhe zyrtarët tanë vëllezër në Republika Islamike në këtë tragjedi të dhimbshme”.
Top Channel