“Jam më afër largimit sesa qëndrimit”, Guardiola tremb tifozët e Cityt

20/05/2024 16:31

Pep Guardiola shijoi një tjetër titull kampion në Angli, të gjashtin në shtatë sezonet e fundit.

Manchester City fitoi garën me Arsenalin, duke triumfuar për herë të dhjetë në histori në Premier League.

Festë dhe krenari për teknikun spanjoll, i cili u ndal edhe tek e ardhmja e tij në deklaratën pas suksesit emocionues. 53-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Citizens, marrëveshje që do e respektojë.

Realiteti është se jam më afër largimit sesa qëndrimit… Kam biseduar me drejtuesit, të cilëve u kam thënë se tani për tani dua të qëndroj. Do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm.

Më pas do të ulemi të diskutojmë sërish në lidhje me rinovimin dhe të ardhmen time. U bënë 8-9 vite që jam këtu, kështu që të shohim se çfarë do të ndodhë pas një viti”.

Më pas një koment për arritjet e jashtëzakonshme në karrierë. Guardiola ka fituar 12 tituj kampionë në 15 vite si trajner. Me Barcelonën (3), Bayern Munich (3) dhe Manchester Cityn (6).

Duhet të punosh shumë, duhet të jesh gjithmonë i përulur. Nuk po them se jam një menaxher i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Ne kemi një etikë të madhe pune.

Të gjithë kontribuojnë dhe çdo departament i klubit është shumë i rëndësishëm. Kjo është e vërteta dhe realiteti, ky është sekreti i Manchester Cityt”, u shpreh Pep Guardiola./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA