Hamasi, Houthis dhe Hezbollah në vaj për vdekjen e presidentit të Iranit: Presidenti martir ishte një vëlla për ne

20/05/2024 09:27

Grupet militante të mbështetura nga Irani, Hamasi, Houthis dhe Hezbollahu i kanë dërguar ngushëllime Teheranit për vdekjen e presidentit të vendit Ebrahim Raisi.

Raisi vdiq në një përplasje helikopteri së bashku me ministrin e tij të Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian të dielën në provincën e Azerbajxhanit Lindor, në veriperëndim të Iranit.

Disa orë pasi u konfirmua vdekja e tyre, zyrtari i lartë i Huthi Mohamed Ali Al-Houthi dërgoi ngushëllime.

“Ngushëllimet tona më të thella për popullin iranian dhe udhëheqjen iraniane,” tha ai. “Populli iranian do të vazhdojë të ketë liderë besnikë ndaj popullit të tij”.

Presidenti i qeverisë së udhëhequr nga Houthit e Jemenit, Mahdi Al-Mashat, i dërgoi një mesazh ngushëllimi Iranit pas vdekjes së Raisit.

Gjithashtu Hamasi në një deklaratë u shpreh: Ngushëllimet e sinqerta, simpatinë e thellë dhe solidaritetin për udhëheqësin suprem, për qeverinë iraniane dhe për popullin vëlla iranian.

“Ne kemi besim se Republika Islamike e Iranit do të jetë në gjendje me ndihmën e Allahut të kapërcejë pasojat e kësaj humbjeje të madhe, pasi populli i dashur iranian ka institucione të forta të afta për t’u marrë me këtë provë të rëndë,” tha Hamasi.

Hezbollahu me bazë në Liban e krahasoi Raisin me një “vëlla të madh”.

“Hezbollahu në Liban shpreh ngushëllimet e tij më të thella dhe ndjenjat e simpatisë për humbjen (liderit suprem të Iranit, zyrtarëve iranianë dhe popullit iranian)”, thuhet në një deklaratë të grupit.
“Ne e njohim nga afër Eminitetin e Tij, presidentin martir. Ai ishte për ne një vëlla i madh, një mbështetës i fortë dhe një mbrojtës i vendosur i çështjeve tona dhe çështjeve të kombit, veçanërisht Jeruzalemit dhe Palestinës, dhe një mbrojtës i lëvizjeve të rezistencës.”

Hezbollahu, një nga forcat paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme, është përplasur me Izraelin në përleshje thuajse ditore ndërkufitare që nga fillimi i luftës në Gaza.

Irani ka ofruar mbështetje ushtarake dhe ekonomike për Hamasin, Huthit dhe Hezbollahun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA