“Do e lidh në karrige”, te Bologna nuk dorëzohen për Thiago Mottën

20/05/2024 18:53

Bologna do të rikthehet në luajë në Champions League pas plot 60 vitesh. Ekipi emilian zhvilloi një sezon të mrekullueshëm, duke merituar plotësisht kualifikimin në turneun e më të fortëve.

Tifozët po festojnë ende, ndërkohë që puna për drejtuesit nuk mbaron kurrë. Dhe pjesa më e vështirë është mbajtja e “yjeve”. Duke nisur nga tekniku Thiago Motta e deri te sulmuesi Joshua Zirkzee.

Trajneri është afër kalimit te Juventusi, por te Bologna nuk dorëzohen dhe kanë besim se do e bindin të qëndrojë të paktën edhe një sezon në “Dall’Ara”. Synim që e konfirmon Claudio Fenucci, CEO i klubit.

Do të doja ta lidhja Thiago Mottën në një karrige, por nuk është e thjeshtë. Të martën ose të mërkurën do të bisedojmë me të për të ardhmen. Të shohim se çfarë do të na thotë.

Dëshira jonë është të vazhdojmë së bashku. E njëjta gjë vlen edhe për gjithë futbollistët tanë, emrat e të cilëve lidhen me klube të ndryshme.

I vetmi që është Zot i fatit të tij është Zikzee, i cili ka disa klauzola, por ne do të përpiqemi në javët e ardhshme që ta mbajmë edhe Joshuan në skuadër”./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA