“Bëhu finalist i rritur, trego që je bob”, debat i ashpër mes Romeos dhe Julit: Do të të tregoj çfarë ke bërë për finale?

20/05/2024 20:45

Romeo dhe Juli janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Romeo i ka thënë Julit se ai vuan për protagonizëm. Ndërsa Juli i kërkoi Romeos që të rritet si finalist dhe të lërë pas gjërat që kanë kaluar.

Romeo: Do të të tregoj unë se çfarë ke bërë ti për finale?

Juli: Çfarë kam bërë?

Romeo: Keni larë e shpërlarë njëri-tjetrin

Juli: Bëhu finalist i rritur dhe trego siguri, trego se je bob. Lëri ato që kanë kaluar

Romeo: Unë jam bob o gjigand.

Juli: Për çfarë bërtet?

Romeo: Jam pasionant o njeri

Juli: Nuk je pasionant

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA