Titulli në Selanik, PAOK-u mposht Aris-in në derbi dhe shpallet kampion i Greqisë, në Europë dhe Olympiacos

19/05/2024 21:44

PAOK-u i Selanikut është kampion i Greqisë për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Razvan Lucescu mposhti 2-1 Arisin në derbin e Selanikut dhe automatikisht mbylli kampionatin helen në vendin e parë.

Brandon Thomas i dha avantazhin PAOK-ut në minutën e 30-të të takimit. Me rezultatin 0-1 u mbyll pjesa e parë e sfidës. Menjëherë pas kthimit nga pushimi, Loren Moron barazoi ndeshjen për Aris-in, me golin e tij, duke frikësuar miqtë në llogaritë e titullit. Me informacionet që AEK-u ishte duke triumfuar ndaj Lamias, PAOK-u u hodh përpara në sulm dhe gjeti golin e dytë me anë të brazilianit Taison.

Michialidis u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për PAOK-un në minutën e 78’. Deri në fund, me gjithë frikën e skuadrës mike, nuk pati më ndryshime të rezultatit, me PAOK-un që siguroi titullin e katërt në histori.

Në ndeshjen tjetër, AEK-u i Athinës kishte përballjen më të lehtë të javës së fundit, ku luajtën ndaj Lamia-s në shtëpi. Takimi u vendos që në pjesën e parë me 2 golat e vendasve, duke mbajtur njërin sy te ndeshja e PAOK-ut. E gjithë përballja përfundoi 3-0.

Në kupat e Europës do të shkojë edhe Olympiacos, i cili barazoi 2-2 në transfertë ndaj Panathinaikos. Podence dhe Jovetic iu përgjigjën golave të Bakasetas dhe Bernard dhe sigurojnë biletën e “Conference League”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA