Shabanhaxhaj asist, Daku gol! Sulmuesi rikthehet te festa në Rusi

19/05/2024 16:06

Rubin Kazan u mposht 3-1 në transfertë ndaj Spartakut të Moskës, teksa golin e vetëm për Rubinin e shënoi Mirlin Daku në minutën e 77.

Sulmuesi i kombëtares u asistua nga Dardan Shabanhaxhaj, teksa e kontrolloi bukur topin në zonë duke iu shmangur mbulimit të mbrojtësit kundërshtar dhe me një goditje të fortë nuk i la asnjë shans portierit të Spartakut.

Ky ishte goli numër nëntë për Dakun në këtë sezon të elitës ruse, teksa 26-vjeçari ka në llogarinë e tij edhe katër asistë. Daku është shndërruar në një prej elementëve kryesorë për Rubin Kazan duke rezultuar aktualisht edhe si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

Forma e shkëlqyer e Dakut në këtë fund të sezonit është edhe një ogur i mirë për kombëtaren dhe trajnerin Sylvinho në prag të Euro 2024, me kuqezinjtë që janë pjesë e Grupit B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë./ Super Sport

Top Channel