Që nga fillimi i krizës së çmimeve në 2021-ishin një nga grup që pësoi rritje të fortë ka qenë mobileritë dhe arredimi. Sipas INSTAT, nga 2022 çmimet janë rritur mesatarisht 6% në vit në këtë grup, ku grupi i mobiljeve, por edhe mallrat dhe produktet e mirëmbajtjes së shtëpisë janë dy nëngrupet që kryesuan rritjen.
Produktet që kushtojnë më shumë në familjet shqiptare tek arredimi përbëjnë ato me bazë drurin sipas arkitektëve
“Druri është gati dyfishuar dhe pas 2021-shit ka mbajtur këtë vlerë dhe në 2024 nuk është se ka më luhatje, pra tregu është standartizuar me çmimin që mori lënda e parë e drurit dhe vijon me këtë ritëm. Produktet që realizohen sipas hapësirave përkatëse, ku përmendim hapësirat e gatimit, që kanë këtë lëndë bazë dhe normalisht kanë kosto të ndryshme nga njëri apartament në tjetrin”, shprehet Saimira Arapi, Arkitekte.
Përveç drurit edhe çmimi i lëndëve të tjera të para si hekuri pësoi rritje në tregjet botërore, si dhe i pajisjeve elektroshtëpiake të importuara gjë e cila gati ka dyfishuar kostot
“Në periudhën para 2021-ishit ky apartament realizohej me kosto nga 15-20 mijë euro, mobilimi bashkë elektroshtëpiaket, ndërsa në ditët e sotme kjo kosto është dyfishuar dhe kap vlera të tilla nga 30-35 mijë euro”, thotë Arapi.
Gjatë 2024-ës sipas INSTAT çmimet në grupin e mobilierive dhe pajisjeve shtëpiake kanë filluar ngadalësimin duke u ankoruar pranë nivelit 3.5%, ndërsa pajisjet e gatimit janë ato që po udhëheqin rritjen në katër muajt e parë.
Top Channel