Live Çeki-Afrikë e Jugut/ Zhbllokohet sfida në Atlanta, çekëve u mjaftojnë 6 minuta për të kaluar në avantazh (Video)
Manchester City ka shkruar historinë në Angli duke fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion të Premier Ligës.
“Qytetarët” mposhtën West Hamin me rezultatin 3-1 duke lënë në vend të dytë Arsenalin.
Phil Foden shkëlqeu në ndeshjen që finalizoi fitoren e titullit, duke shënuar dy herë, ndërsa edhe mesfushori Rodri arriti të shënonte një gol. Në këtë mënyrë, City fiton trofeun e tretë për këtë sezon pas fitimit të Superkupës së Evropës dhe Botërorit të Klubeve.
Ndërkohë, Arsenal bëri detyrën duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Everton por kaq nuk mjaftoi për t’u shpallur kampionë pasi “qytetarët” ruajtën avantazhin me dy pika para në tabelë.
Top Channel