Manchester City shkruan historinë, fiton Premier Ligën për të katërtën herë radhazi

19/05/2024 19:06

Manchester City ka shkruar historinë në Angli duke fituar për herë të katërt radhazi titullin kampion të Premier Ligës.

“Qytetarët” mposhtën West Hamin me rezultatin 3-1 duke lënë në vend të dytë Arsenalin.

Phil Foden shkëlqeu në ndeshjen që finalizoi fitoren e titullit, duke shënuar dy herë, ndërsa edhe mesfushori Rodri arriti të shënonte një gol. Në këtë mënyrë, City fiton trofeun e tretë për këtë sezon pas fitimit të Superkupës së Evropës dhe Botërorit të Klubeve.

Ndërkohë, Arsenal bëri detyrën duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Everton por kaq nuk mjaftoi për t’u shpallur kampionë pasi “qytetarët” ruajtën avantazhin me dy pika para në tabelë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA