Revolucion historik i Manchester City, mbi 400 milionë euro të ardhura nga shitjet. Liderët e ekipit u larguan bashkë me Guardiolën 26/08 10:38
Sassuolo humbet përsëri, duke i thënë lamtumirë Serie A, pasi vetëm një mrekulli mund të mbajë skuadrën në elitën e futbollit italian.
Emilianët u mposhtën 0-2 nga Cagliari i Claudio Ranierit, që siguroi tri pikë fantastike në “Mapei Stadium”.
Matteo Prati dhe Gianluca Lapadula (p) shënuan për sardët në 20 minutat e fundit. Fajtor te goli i dytë i Cagliarit Marash Kumbulla, i cili shkaktoi një penallti naive.
Zhgënjim i madh te Sassuolo, që është me një këmbë në Serie B. Nedim Bajrami e ndoqi gjithë takimin nga pankina, teksa Kumbulla u fut në fushë në minutën e 20’.
Festë te Cagliari, që me suksesin e sotëm siguroi matematikisht mbijetesën mes më të mirëve në Itali./ Super Sport

Top Channel