Dhjetë lojtarë mjaftojnë, Roma merr tri pikët ndaj Genoa-s në “Olimpico”

19/05/2024 22:54

Roma fiton me dhjetë lojtarë ndaj Genoa-s në takimin e javës së 37-të të Serie A ose thënë ndryshe në javën e parafundit.

Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, pjesa e parë e sfidës së luajtur në “Olimpico” u mbyll me porta të paprekura.

Në minutën e 72’ të lojës Paredes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e De Rossi-t me dhjetë lojtarë.

Pavarësisht se ishte në inferioritet numerik, Roma ia doli të gjejë rrugën drejt rrjetës me Lukaku-n, i cili i dha avantazhin dhe njëkohësisht edhe triumfin “verdhekuqve” me golin e shënuar në minutën e 79’.

Pas kësaj përballjeje, që u mbyll me rezultatin 1-0 Roma renditet në vend të gjashtë me 63 pikë, në zonën e Europa League, teksa Genoa renditet në vend të 11-të me 46 pikë./ Supersport

Top Channel