Ukraina në errësirë totale/ BE miraton 145 milionë euro ndihmë humanitare, dërgon edhe gjeneratorë elektrikë në disa qytete
Tre shtetas afganë dhe tre turistë spanjollë kanë humbur jetën në provincën qendrore afgane Bamyan, pas një sulmi të rëndë e të pashpjeguar në një treg me njerëz, njoftonte qeveria talibane.
Grupi ishin qëlluar papritur teksa ecnin në pazarin e qytetit malor Bamyan, rreth 180km larg kryeqytetit Kabul.
“Trupat e viktimave janë zhvendosur në Kabul, në departametin e mjekësisë ligjore atje. Të plagosurit gjithashtu janë dërguar në Kabul, mes tyre kishte dhe gra”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane Abdul Mateen Qani për rrjetin AFP.
“Mes tetë të plagosurve, katër prej tyre janë të huaj, dhe një grua e moshuar është në gjendje të rëndë”.
Qani shtoi se mes viktimave ishin civilë afgan dhe një zyrtar taliban. “Ata ishin duke ecur në Pazar kur u sulmuan”, tha zyrtari.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Qeveria spanjolle tha se tre prej viktimavve ishin shtetas spanjollë, ndërsa një tjetër spanjoll është i plagosur.
Ministri i jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares tha se trupat e viktimave do të kthehen të dielën në vend, ndërsa një i plagosur është në spital në Kabul.
Bamyan është një nga destinacionet kryesore turistike të Afganistanit dhe një impjant i të trashëgimisë botërore kulturore me mbetjet e dy budave gjigante, që janë dëmtuar nga konflikti në 2001.
Sulmi i djeshëm është më i rëndi në vend që prej rikthimit në pushtet të talibanëve tre vjet më parë, shkruan rrjeti Aljaseera.
Top Channel