Tre ditët e fundit Heidi dhe Meritoni kanë pasur debate të shumta në BBV3, ku mesa duket nuk kanë arritur të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke u agravuar më shumë situatat.
Heidi: Unë u ula për sqarim me Meritonin. Ishte një stërhollim muhabetesh, e çoi nga një degë në një degë tjetër, kërkonte të më nxjerrë keq. Që unë jam një përdoruese dhe që i kam përdorur njerëzit. Sqarimi me Meritonin kam qenë shumë e sforcuar, kanë qenë pyetje sikur të ishte polic. Kërkoj falje i kam thënë Meriton. Ta kalojmë këtë gjë, ai nuk ka dashur. Ai kërkon debate, përplasje, nga unë tek Egla.
Ledioni: A mendon se Meritoni është xheloz? Sepse ai ka kaluar më shumë sprova sipas tij ndërsa ti e ke pasur vaj?
Heidit: Nuk ka të bëjë me xhelozinë, kjo është sjellja e Meritonit që e ka pasur gjithmonë. Një tendencë e Meritonit është që të më nxjerrë rehat, që nuk kam bërë asnjë gjë. Duan të më nxjerrin, të kanë ndihmuar tre persona, etj.
Meritoni: Kanë tre ditë kur debatoj me Eglën, Heidi më thotë ti je rëndë, ti je kështu, ti je ashtu. Me ty nuk sqarohet njeriu, më tha je djali i keq, përndjek të tjerët, ti je rëndë.
Top Channel